Berisha me temperaturë të lartë, denoncim nga krevati: Arsimtarët s’kanë marrë rrogën e dhjetorit. Qëndrim cinik….!

Kreu i Partisë Demokratike ka denoncuar sot se arsimtarët ende nuk kanë marrë rrogën për muajin dhjetor të vitit që lamë pas.

Në një postim në Facebook, Berisha i cili eshte me temperature te larte nga gripi duke anuluar dhe takimet dhe konferencat e shtypit, u shpreh nga krevati se rrogat nuk ndahen pasi sipas tij me ato para luhen bixhozi qeveritar, ndërsa ka dënuar më forcë aktin.

Postimi i plotë:

Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor!

Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare.

Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve perfshirë këtu kamaten për vonesën.

Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital.

Doktorr pershendetje! Shqetesim i madh eshte mos’hedhja e rrogave te mesuesve per muajin dhjetor. Te lutem ngrije tani si shqetesim se jam me ata tani dhe duhet patjeter te nderhysh./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT