Në Ukrainë dëgjohen bombardimet e ushtrisë ruse, pavarësisht ‘armëpushimit’ të Putin

Ashtu siç e kishin paralajmëruar, forcat e ushtrisë ukrainase thonë se rusët nuk e kanë ndërprerë luftën, pavarësisht urdhrit të Vladimir Putin për armëpushim.

Presidenti rus miratoi kërkesën e kreut të kishës ruse orthodhokse për një armëpushim 36 orësh me rastin e festës së Krishtlindjes ruse, që sipas kalendarit Julian përkon me datën 6 Janar.

Dy ushtarë ukrainas janë shfaqur sot në një video të filmuar në qytetine  Bakhmutit, duke vënë në dukje se në sfond dëgjohen shpërthimet e artilerisë ruse, që nuk e ka respektuar urdhrin për armëpushim.

Së fundmi, Gjermania, SHBA dhe Franca kanë vendosur të dërgojnë dhjetra automjete të blinduara luftarake në Ukrainë. Qytetet e Ukrainës do të ndihen edhe më të sigurta në ditët e ardhshme, pasi Gjermania do të dërgojë një bateri të sistemit Partiot, për mbrojtje nga ajri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT