Video virale në Gjermani, shqiptari qëllon me pistoletë live? Ja si qëndron e vërteta

Video e shpërndarë nga një gazetar në Berlin, me pretendimin se disa të rinj që qëllojnë me armë në mes të qytetit janë shqiptarë, është bërë virale në Gjermani.

Mirëpo, nëse shihet me vëmendje, pavarësisht se edhe në përshkrimin e tij gazetari Georg Pazderski thotë se djemtë e rinj janë shqiptarë, ata bëjnë një simbol me duar që i vetë-identifikon si anëtarë të një bande e jo shqiptarë.

Djemtë thonë se janë shqiptarë teksa qëllojnë me armë, por i nxjerr zbuluar simboli që tentojnë të bëjnë. Ata formojnë me duar simbolin “44”, që është simbol i një bande, ndërkohë që shqiponja dykrenare është krejt tjetër.

“Pasi tregon shqiponjën dykrenare shqiptare, qëllon 9 herë me pistoletë në ajër para një kamere, NË MES TË BERLINIT. Rreziku real për qytetarët e këtij vendi vjen nga migrimi i paligjshëm, i pakontrolluar, masiv”, shkruan gazetari duke u përpjekur të nxisë reagime.

Po ashtu, edhe fytyrat – për aq sa u duken – dallohet që të rinjtë nuk janë shqiptarë. Por nuk dihet se cili është qëllimi i kësaj videoje të shpërndarë nga gazetari berlinez, edhe pse dukshëm mesazhi i tij që shoqëron pamjet është paragjykues.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT