FOTO: Gjysëm milion euro në banesën e pastrueses, kush është zyrtarja në shtëpinë e së cilës ndodhi vjedhja (ndryshimi drastik në pamje)

Ka bërë bujë në Tiranë, zbulimi i një shume prej rreth gjysëm milioni euro në shtëpinë e një gruaje që punonte si pastruese apartamentesh.

Në total shuma e vjedhur nga Rozeta Dobi dhe i biri, (policia ua gjeti në banesë, fshehur në tubin e aspirimit) është rreth 500 mijë euro.

Po aty janë gjetur edhe sende luksi, aksesorë floriri dhe një sasi dollarësh.

Vjedhja dyshohet se ka ndodhur në banesën e Alda Klosi, e cila jeton me vajzën dhe e kishte punësuar Dobin si pastruese. Si datë të vjedhjes policia ka përcaktuar 15 dhjetorin e vitit 2022.

Disa media raportojnë se e gjithë shuma është vjedhur në shtëpinë e Klosit, por media të tjera thonë se vetëm 120 mijë euro nga eurot e  gjetura janë vjedhur prej saj.

Vetë Klosi pretendon se asaj i janë vjedhur vetëm 30 mijë euro, të cilat ajo thotë se i ka deklaruar.

Alda Klosi ka punuar shefe e Kabinetit të ish zv.kryeminisrit Arben Ahmetaj. Aktualisht, pas shkarkimit të Ahmetaj, Alda Klosi është zyrtare e lartë në Ministrinë Ekonomisë dhe Financave.

Nga fotot e Klosit në qarkullim vihet re edhe një ndryshim drastik i pamjes së saj. Duket se ajo ka kryer operacione plastike.

Vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri. Ajo së bashku me të birin pasi kanë vjedhur shumën e parave kanë bërë rrëmujë në shtëpi për të humbur gjurmët.

E gjitha u bë me qëllimin e inskenimit të një skeme sikur banesa kishte rënë pre e grabitjes nga autorë të tjerë.

Djali i pastrueses kishte tërhequr vëmendjen e shoqërisë kohët e fundit me sende dhe makina luksi, megjithëse njiheshin si familje e varfër. Miqve të vet ai u kishte thënë se i merrte makinat “me qera”./Dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT