Dikur ishin miq, flet italiani që vrau shqiptarin me çifte: E bëra për vetëmbrojtje, mori ekskavatorin dhe…

Italiani që vrau një shqiptarin pas një konflikti në Arezzo, ka deklaruar se e ka bërë për vetëmbrojtje.

53-vjeçari italian Sandro Mugnai tha para autoriteteve italiane se kishte konflikt me me 59-vjeçarin Gëzim Dodoli për shkak të disa tubacioneve në banesë.

Ai tha se ishte duke drekuar me familjen kur dëgjoi zhurmë. Pasi doli në dritare pa se shqiptari kishte marrë eskavatorin dhe nisi t’i prishte shtëpinë. “Tentuam të largoheshim, por ai nisi të prishte hyrjen që të nxjerr te shkallët. Mora armën dhe qëllova pesë herë, një herë qëllova në tokë”, u shpreh italiani.

Shqiptari dhe italiani kishin qenë më herët miq shumë të mirë me njëri-tjetrin, por konfliktet ishin shtuar së fundmi edhe për shkak të zërit të lartë të muzikës.

Në Arezzo, ku ka një komunitet të madh shqiptarësh, Gëzim Dodoli jetonte i vetëm, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët jetonin në Seveso të Lombardisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT