E mundi në garën për kreun e SPAK/ Dumani i jep postin e rëndësishëm Adnan Xholit, detyrë e re dhe për Arben Krajën

Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka emëruar ditën e sotme krerët e rinj të sektorëve, brenda Prokurorisë së Posaçme.

Kështu, në detyrën e shefit Kundër Krimit të Organizuar, u vendos Adnan Xholi, ish-kandidati në garën për kreun e SPAK, post që e fitoi Dumani.

Kjo ka qenë dhe detyra që mbante vetë Dumani para se të zgjidhej në krye të SPAK.

Nga ana tjetër, ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja u vendos shef i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në SPAK me prokuroritë e posaçme të huaja, detyrë e mbajtur më parë nga Ened Nakuçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT