Rama: Viti 2022 shënoi rekord turistësh në Shqipëri, 7.5 milionë të huaj vizituan vendin tonë

Kryeministri Edi Rama ka njoftua pak më parë se vitin e shkuar numri i turistëve që kanë vizituar vendin tonë ka qenë në shifra rekord.

Sipas tij përgjatë vitit 2022 vendin tonë e kanë vizituar 7.5 milionë turistë të huaj.Përmes një postimi në Facebook, Rama ka renditur shifrat, të cilat tregojnë se Shqipëria ka patur më shumë vizitorë se vendet e rajonit por edhe se vendet e tjera europiane.

Postimi i plotë i Ramës:

Shqipëria turistike

7,5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre, jo vetëm gjatë sezonit veror por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit. Janë 1,9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave

Ndërsa patëm edhe të dhëna interesante të tregjeve të reja që po rriten me shpejtësi, si

85% më shumë vizitorë nga Anglia;

3,7 herë më shumë vizitorë nga Spanja;

2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia;

3 herë më shumë vizitorë nga Holanda;

84% më shumë vizitorë nga Turqia;

2 herë më shumë nga vendet nordike; pa harruar edhe mysafirët nga #Kosova, Maqedonia e hyrjet nga vendet e tjera të Ballkanit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT