Rasti i pastrueses, Vangjeli: Tension nga disbalanca ekonomike! Në dy anët e rrugës jeton ai që i ka të gjitha dhe ai që s’ka asgjë

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se rasti i fundit i pastrueses që vodhu qindra mijëra euro nga shtëpia e zyrtares qeveritare Alda Klosi është rasti tipik i tensionit në rritje për shkak të disbalancës të adhe ekonomike në vendin tonë.

Vangjeli tha se reagimi i kryeministrit Edi Rama për këtë ngjarje, të bënte përshtypje se lajmin e keq, ai e kthen në lajm të mirë, duke e quajtur si sukses të institucioneve. Në fakt sipas Vangjelit, zbulimin e bëri “institucioni i pastrueses”.

Pjesë nga deklarata e Vangjeli në emisionin “Të Paekspozuarit”:

Ky është rasti klasik kur në kriminalistikë mund të thuhet ndiq paranë që të zbulosh shumë të vërteta. Është shenja dhe shprehja më e fortë dhe më e dukshme e një tensioni të drejtpërdrejtë gjithnjë e më në rritje e disbalancës ekonomike. Në dy anët e rrugës jeton dikush që ka gjithçka dhe dikush që s’ka asgjë. Ky tension gjeneron forma të tilla, që duket sikur shoqëria arkaike tenton të rivendosë ekuilibra.

Është ajo që është e detyruar të vërtetojë dhe të rrëfejë qindarkë për qindarkë si e ka siguruar këtë shumë. Kam frikë se paratë do të mbeten jetime, askush nuk do t’i dalë për zot të thotë. Te reagimi i Ramës më bën përshtypje që edhe lajmin e keq e kthen në lajm të mirë për veten. Ai tha institucionet e drejtësisë, por zbulimin e bëri institucioni i pastrueses.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT