Përurohet shqiponja gjigante në Podujevë, 5 kilometra larg kufirit me Serbinë (VIDEO)

Te rreth rrotullimi i rrugës Prishtinë – Merdare”, në Podujevë është përuruar memoriali “Shqiponja”.
Ky përurim bëhet në 20 vjetorin e çlirimit.
Kjo shqiponje gjendet vetëm 5 km nga pika kufitare me Serbinë në Merdarë, në hyrje të Podujevës.
Iniciues i Monumentit është Florent Hasani ndërsa është realizuar nga biznesmeni llapjan, Muhamet Hasani.
Shqiponja është e përmasave gjigante, dhe ngjason me atë që është e vendosur në komunën e Ferizajt.
