Burri i pastrueses është kryetar i një partie politike, i persekutuar

Spartak Dobi, burri i pastrueses Rozeta Dobi që vodhi qindra mijëra euro nga banesat e disa personave, përfshi edhe një ish-zyrtare, është kryetar i një partie politike.

Spartak Dobi ka qenë i përndjekur, siç vetë ai e pohoi në një intervistë në televizion, dhe ka marrë dëmshpërblimin për vitet e burgut të bëra në komunizëm.

Ai ka punuar gjatë demokracisë si polic, por edhe në Bashki, ndërsa më pas ka themeluar partinë Pajtimi Kombëtar që në vitin 2013, 2015 ka qenë në koalicionin “ASHE”, së bashku me disa parti të tjera të vogla.

Një gjë të tillë e konfirmoi ish-kolegu i tij, Kujtim Gjuzi, ditën e djeshme teksa tha:

“Spartak Dobi i trishtuar kryetar i një subjekti politik e njoh është një ndër të përndjekurit e rregjimit diktatorial. Sot ai del në intervista dhe akuzon bashkëshorten se ka bashkëpunëtorë të tjerë në krim. Duke kërkuar masë të lehtë për djalin e tij që gruaja hajne e mori në burg aty ku kane vendin kusarët”.

Spartak Dobi deklaroi se ka njohje me politikanët, ndër ta me Ulsi Manjën, ministrin e Drejtësisë, të cilin tha se e takoi për problemin në fjalë, por më pas e mohoi duke thënë se i kishte dërguar letër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT