Zbardhet përgjimi / Çfarë i tha djali Rozeta Dobit që çoi në zbulimin e 400 mijë eurove në banesë

Zbardhet përgjimi ambiental që çoi në zbulimin e shumës prej rreth 400 mijë euro dhe 8 mijë dollarëve të tjera të fshehura në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, para që dyshohet se i ka vjedhur nga shtëpitë ku ishte punësuar.

Rozeta Dobi i ka thënë djalit se do e marrë përsipër veprën, ndërsa ai i ka thënë se kur të dalë do të nxjerrë “lekët atje lart”.

Menjëherë pas bisedës së përgjuar, policia ushtroi kontroll në banesën e tyre ku zbuloi shumën e madhe të parave të fshehur në tubin e aspiratorit.

Përgjimi:

Havier Dobi: Çfarë ke thënë ti për mua

Rozeta Dobi: Asgjë do të rri unë këtu.

Havier Dobi: Lekët atje lart te shtëpia do i nxjerrë unë.

Bazuar në këtë djali është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit.

Me pas Rozeta kritikon te birin pse ka marrë shumë para

Ai i përgjigjet kam marrë vetëm 50 mijë euro. Biseda mes tyre është bërë kur ishin në paraburgim, ndërsa pëgjoheshin nga policia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT