Komisionerët e lokaleve / Është absurditet, por vetë absurditeti cfarë zgjidhjeje ka?

Nga Arben Ristani*

Te qash apo te qeshesh? Kete dileme te sjell absurditeti dhe marrezia, mungesa totale e kuptimit te asaj qe ndodh e pritet te ndodhe.

Situaten absurde theksonte mbreme nje nga emisionet e darkes ne tv. Biseda dhe mendime te gazetareve qe kalonin nga zyrtarja e larte e qeverise shqiptare, e cila njekohesisht me punen ne zyrat e shtetit, transportonte edhe droge.

Pastruesja qe mbante te tubat e sobes 500 mije euro te vjedhura te shtepia e zyrtares tjeter shume te larte te po kesaj qeverie.

Kryeministri, shefi i ketyre te dyjave, qe kish paguar miliona euro per te ngritur dy satelite, qe me ne fund, do vendosnin rendin dhe sigurine e munguar ne vendin tone.

Administratori i zgjedhjeve qe rrezikon te mos beje zgjedhje fare sepse nuk do te kuptoje kush eshte partia me e madhe ne opozite.

Mbi keto absurditete perpiqej te hidhte drite, mendimi i gazetareve mbreme duke percjelle qelimshem te publiku, dilemen, te qeshesh a te qash.

Absurdi ne kete vend eshte ulur kembekryq, nje emision ne tv nuk i qarteson dot te gjitha.

Edhe une po shkruaj pak, vetem per nje nga situatat absurde. Pikerisht per absurditetin me te madh nga i cili derivojne ambsurditetet e tjera.

Zgjedhjet e lira dhe te ndershme, qellimisht jane vendosur ne situate absurde.

PD, partia me e madhe sot ne opozite, perpara me shume se nje viti, u perfshi ne nje konflikt te brendshem edhe me ndihmen e pakursyer te pushtetit.

Megjithate sistemi ligjor, ka rregullat e tij te shkruara per te zgjidhur situaten.

Vullneti i shumices se anetaresise se PD, sipas procedurave te statutit te kesaj partie, i dha zgjidhje situates.
Ky vullnet, sipas ligjit, shkoi te depozitohej ne gjykate, por kjo e fundit ne menyre absurde, ka mbi nje vit qe nuk e permbyll procesin, nderkohe qe vendi ka hyre ne periudhe zgjedhore.

Administratorit te zgjedhjeve, i duhet te njohe dhe percaktoje rregullat per te drejtat dhe detyrimet ligjore te partise me te madhe ne opozite, por e pengon fakti qe gjykata nuk merr vendim, ose nuk e lene te marre vendim.

A mund te zgjidhet situata me te dhenat qe ka aktualisht rregjistri i partive politike prane gjykates?

Ne kete rregjister, PD ende figuron me kryetar Lulzim Bashen, nderkohe qe ai eshte shkarkuar me vendim te Kuvendit Kombetar te kesaj partie, vendim i cili eshte ratifikuar me referendum te anetaresise se partise.

Gjykata ende nuk ka vendosur, ose nuk e lene te vendose per ti rregjistruar keto vendime te anetaresise se PD.

Nga ana tjeter, pushteti burim i absurdit, njeh per kryetar te komanduar te PD, Enkeled Alibeajn, te cilin, mesa duket, rreket ta njohe edhe administratori zgjedhor. Ky i fundit, nese ben kete, ben kapice absurdin dhe asgje me shume.

Qe dikush te njihet si kryetar i komanduar i partise, kryetari i se ciles ka dhene doreheqjen, sipas statutit, duhet qe Keshilli Kombetar i partise te kete marre vendim per te komanduar nje kryetar tjeter, deri ne zvjedhjen e kryetarit te ri. Kete vemdim Keshilli Kombetar i partise duhet ta depozitoje ne gjykate, ne rregjistrin e partive.

Sikur te ishte keshtu, administratori zgjedhor do te merrte nga gjykata kete te dhene dhe do te mund te njihte per perfaqesues te partise, personin e komanduar si i tille.

Perfundimisht, nga nje ane, gjykata nuk do, apo nuk e lene te doje, per te zgjidhur ceshtjen dhe nga ana tjeter , administratori do, apo i kerkojne te doje, te njohe per perfaqesues te PD, nje kryetar qe askush se ka komanduar per te tille dhe rregjistri i partive politike, rrjedhimisht nuk e pasqyron si te tille.

Midis cilave parti, ne pushtet, apo ne opozite, do zgjedhin shqipetaret?

A do kete zgjedhje te lira dhe te ndershme ne kete vend?

A ka zgjidhje absurdi?

Sigurisht qe ka. Burimi i absurdit, kryeministri Rama, duhet te nderoje mendje. Te lere marezite dhe te kthehet nga e mbara.

Si zgjidhet nese ai nuk do?

Te tjeret, pervec Rames, gjukata, institucionet shtetrore duhet te mos marrosen pas kryeministrit, te lene absurdin dhe te zbatojne ligjin.

Si zgjidhet nese marezia i kap te gjithe dhe absurdi kthehet ne norme?

Pershtatu, largohu ose lufto, nuk ka rruge tjeter, per fat te keq!

Posaçërisht per JavaNews.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT