Meta si Berisha: Nëse gjykata i jep PD-në Alibejat konfirmohet se kemi shtet mafioz, më drejtuesin kreun e Meduzës Ramën

Ilir Meta ka komentuar çështjen e kontrollit të PD-së, pasi ende nuk ka një vendim, ku tha se nëse Gjykata vendos në favor të Enkelejd Alibeajt tregon se vendimet merren nga kreu i Meduzës, duke iu referuar këtu kryeministrit Edi Rama me gjuhën që përdor Berisha.

“Çështja më e parëndësishme. Pasi kandidatë janë publikë dhe të mbështetur anë e mbanë Shqipërisë. Nëse gjykata konfirmon që Shqipëria është një shtet mafioz ku vulën e cakton kreu i meduzës do jetë një boomerang për kreun e meduzës dhe ata që i shërbejnë atij dhe për vetë sistemin gjyqësor që është përgjegjësi kryesor pse Shqipëria është kampione e korrupsionit jo vetëm në Europë, por edhe në botë”, tha Meta në Report Tv.

Meta e ka quajtur pjesë të ‘Rilindjes’ PD e Alibeajt. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Aliebaj del me kandidatë të tjerë në zgjedhjet vendore, Meta tha se nuk i intereson se ç’bën ‘Rilindja’.

“Se si del rilindja është tjetër gjë, nuk më intereson fare. Opozita del me një kandidat dhe ne jemi shumë optimist sepse kemi 3 super kandidatë sidomos për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin”

Mendoj se fronti ka qenë dhe mbetet i hapur për të gjithë ata që nuk janë peng i Edi Ramës. Fronti është hapur me qytetarët, risitë kanë qenë primaret, s’ka hapje më të madhe sesa tu japësh mundësinë anëtarëve e simpatizantëve të vendosin për kandidatët për kryebashkiak”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT