Moderatorja denoncon skandalin: Ma servirën për produkt organik (Video)

Një tjetër rast skandaloz për sa i përket sigurisë ushqimore është hasur sërish në vendin tonë, dhe kësaj here pre e kësaj ka rënë moderatorja Fiori Dardha.

Moderatorja ka ndarë me të gjithë foton e një bostani të sapo blerë ku dukshëm janë përdorur pesticide apo substanca artificiale të ngjashme.

“E të mendosh që ky shalqi është servirur si produkt organik nga shitësi. Tmerr!” – shkruan Fiori ndërkohë në pamjen e siguruar nga ajo përveç lëngut të çuditshëm duket sikur fruti ka nxjerrë shkumë.

Postimin e saj, moderatorja e ka shoqëruar edhe me fjalët: “Po na vrasin! Zot, ku jetojmë. Mjerë ne!”.

Në fakt nuk është më e rrallë sot që produkte të tilla shiten rëndom në pazare dhe ndonëse reagimet janë shtuar së tepërmi edhe me ndihmën e rrjeteve sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT