Përgjimet e Bild / Dy telefonatat e Gjiknurit me Imer Lalën: I q.. robtë

Ashtu si kishte paralajmëruar, gazetari i gazetës gjermane “Bild” ka publikuar 10 përgjime të reja të dosjes 184 që flasin për zgjedhjet në Dibër.
Në një prej përgjimeve ish- ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri flet me Imer Lalën, i cilësuar nga “Bild” si bos i mafias dhe lënë takim.
Në një përgjim më pas, ata të dy flasin të kënaqur mbi rezultatin
Telefonata 1
Damian Gjiknuri: Alo
Imer Lala: A je tuj ardh 5 minuta? Si e ke punën?
Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë ndonjë kafe këtej
Imer Lala: Po thashë e pimë kafen, po kam bledh njerëzit që të ndajmë këto monitorimin e tendave
Damian Gjiknuri: Tek kioska jeni..aty te lokali jot?
Imer Lala: E mos u vono të lutem
Damian Gjiknuri: Ok
Telefonata 2
Imer Lala: E mo zotëri…
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet… Obo bo bo, tërmet, i q… nënën.
Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet!
Imer Lala: Ej po më shkruante ai robi
Damian Gjiknuri: Ëëë
Imer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.
Damian Gjiknuri: Hahahha Tërmet, tërmet!
Imer Lala: Hajde, se mbaroi.
Damian Gjiknuri: I q…ve robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.
Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.