Balluku jep lajmin e MIRË: Nga 20 qershori një tjetër kompani e njohur do të nisë fluturimet nga Rinasi

Nga 20 qershori kompania spanjolle “Iberia”, do të nisë fluturimet e linjës Madrid-Tiranë- Madrid. Lajmi i mirë është konfirmuar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Lajm i mirë për Aviacionin Civil Shqiptar. Një tjetër kompani prestigjoze do të nis fluturimet në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Iberia spanjolle nga 20 qershori do të fluturojë Madrid-Tiranë- Madrid
Autoriteti i Aviacionit Civil – AAC”, shkruan Balluku.