FOTO/ Hoxha Ahmed Kalaja mbron të akuzuarin për përdhunim dhe trafik femrash: O Zot, ruaje e mbroje habibin!

Një personazh i njohur ndërkombëtarisht, Andrew Tate, është arrestuar për përdhunim dhe trafikim femrash.

Ai akuzohet se mbante të ngujuara në shtëpinë e tij disa femra, të cilat i shfrytëzonte për prostitucion.

Por në mënyrë të habitshme, atij i ka dalë në krah publikisht një hoxhë shqiptar.

Bëhet fjalë për Ahmed Kalaja-n.

“O zot ruaje e mbrojë habibin. Amin”, shkruan Kalaja, ndërsa ka postuar një foto të tij duke hyrë në ambientet e gjykatës me një Kuran në dorë.

Postimi i hoxhës  Kalaja ka shkaktuar debate dhe kritika të shumta në rrjet, duke qenë se është e pakonceptueshme që një njeri i fesë, si hoxha në fjalë, të mbrojë, madje publikisht, një person që akuzohet për përdhunim dhe trafik femrash./m.j

FOTO/ Hoxha Ahmed Kalaja mbron të akuzuarin për përdhunim dhe trafik femrash: O Zot, ruaje e mbroje habibin!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT