Imazhet satelitore para dhe gjatë luftës, shikoni si është shkatërruar qyteti strategjik ukrainas

Maxar Technologies ka publikuar imazhet satelitore të qytetit strategjik ukrainas të Soledar. Në këtë zonë janë duke u kryer luftime të ashpra mes forcave ruse dhe atyre ukrainase, me këto të fundit që pretendojnë se kanë bërë kundërsulme të suksesshme.

Imazhet satelitore tregojnë se sa shumë shkatërrime ka pësuar Soledar që nga vera e 2022. Foto e mëposhtme është kapur më 1 gusht 2022 dhe tregon blloqe banimi dhe një shkollë në qytetin ukrainas.

Një pamje satelitore tregon një shkollë dhe ndërtesa, në jug të Soledar, Ukrainë, më 1 gusht 2022

Forcat e armatosura ruse nuk kanë pasur asgjë për të festuar që nga fillimi i korrikut dhe atyre u është dashur të tërhiqen si në Kharkiv në veri ashtu edhe në Kherson në Ukrainën jugore. Rrjedhimisht, kapja e Soledar-it, do të ishte një përparim i rrallë.

Një pamje satelitore tregon një shkollë dhe ndërtesa të shkatërruara në Soledar jugor, Ukrainë, më 10 janar 2023

Ndërkohë, ky imazh satelitor i Maxar Technologies i kapur më 10 janar 2023 tregon pasojat shkatërrimtare të luftimeve të ashpra që janë zhvilluar në Soledar. Gjithçka pothuajse është djegur nga granatimet e rënda.

Forcat ruse po “pësojnë humbje të rënda” në përpjekjen e tyre për të marrë Soledar, sipas zëvendësministres ukrainase të Mbrojtjes Hanna Mailar. Të martën, grupi mercenar Wagner pretendoi se kishte marrë kontrollin e plotë të qytetit, por Ukraina e hedh poshtë këtë pretendim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT