Qeveria-Metës: I hodhe benzinë zjarrit! Pse nuk flet për dhunën ndaj KZAZ?

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta. Ky i fundit tha se u bënë 10 ditë që zgjedhjet janë anuluar përmes dekretit të tij dhe se pret reflektim nga palët.

Ai apeloi për një datë të re zgjedhjesh, ndryshe nga vullneti i shumicës për t’i realizuar ato në 30 Qershor.

Por Spiropali shkruan se ndoshta kreu i shtetit pret më shumë akte dhune. Këtë, ministrja e argumenton me heshtjen e Metës për shkatërrimin e materialeve zgjedhore në disa KZAZ.

“U bënë dhjetë ditë nga çdekreti antidekret i dekretit të Ilir Metës dhe të gjithë e shohin se si Ilir Meta i hodhi benzinë zjarrit që pretendon se po mundohet të shuajë!

Për aspak çudi akoma se ka thënë asnjë fjalë për dhunën talebane mbi KZAZ.

Ndoshta sepse pret më shumë dhunë!” – shkruan ministrja në Twitter.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT