Deklarata e Berishës: Pastruesja Rozeta Dobi është kërcënuar, të bëhet e penduar e drejtësisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar këtë të premte se pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet se ka vjedhur mijëra euro nga shtëpia e zyrtares së lartë Alda Klosi dhe personave të tjerë, është kërcënuar që të mbyllë gojën.

“Sipas të gjitha të dhënave, Alda Klosi ose i mbante paratë në dyshek dhe flinte, se maniakët e parave, ndjehen komfort kur flenë në dyshekë të mbushur me parë, ose ajo i dha kodin e kasafortës. Ia dha në roje. Ia dha në mirëbesim. Pra, këtu qëndron edhe rebusi.

Ndërkohë, Rozeta Dobi ka marrë kërcënime nga më të mëdhatë. Qeveria ka bërë çdo përpjekje për t’i mbyllur gojën asaj. Gjithçka është bërë dhe ajo realisht e kërcënuar shumë”, u shpreh Berisha në një komunikim me gazetarët.

Më tej, ish-kryeministri dhe kryetari aktual i PD kërkoi që Rozeta Dobi të bëhet e penduar e drejtësisë dhe për rrjedhojë të marrë mbrojtje.

“Thirrja ime është që ajo të shpallet e penduar e drejtësisë. Çka nuk ndodh. Se kjo e lemerit Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn. Ata që do shkruajnë skenarin e filmit në të ardhmen, e sigurt që po gjetën artistët, do marrin një ëmim ndërkombëtar”, vijoi Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT