“Luiz Ejlli përfundon në SPAK”/ Eksperti IT tregon çfarë i ndodhi në Prokurorinë e Posaçme

Eksperti IT, Gent Progni ka bërë ditën e sotme një denoncim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
I ftuar në “Zona Zero”, Progni tregoi dhe një “incident” që i ndodhi në momentin kur u paraqit në SPAK për të dorëzuar denoncimin, ku u përfshi dhe banori më i përfolur i “Big Brother VIP”, këngëtari Luiz Ejlli.
Sapo hyra në SPAK kisha një security të pakulturuar, burokrat dhe shumë arrogant. Më çuditi se prisja të gjeja një mjedis tjetër. Mu duk sikur po hyja në AKSHI, të denoncoja AKSHI-n. Prisja një buzëqeshje të paktën, por gjeta vetëm se nuk kallëzohet këtu, çfarë do bëhet me këtë.
Dhe i thashë po mirë juristët më kanë thënë që këtu duhet të bëj denoncimin, më tha “Kush Luiz?”. Dhe i thashë “jo është emision tjetër aty!”. Edhe më çuditi kjo gjë. Shpresoja që ka një pozitivitet por nuk e gjeta.”- tregoi ai.