Afera me inceneratorët/ Avokati i ish-ministrit Lefter Koka ka një kërkesë për Gjykatën, ja për çfarë bëhet fjalë

Në seancën paraprake për aferën me inceneratorin e Fierit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka kërkon bashkim të çështjes për gjykimin ndaj tij.
Kërkesa është bërë në gjykatë nga avokati i Lefter Kokës.
Sipas avokatit, është kërkuar të bashkohet gjykimi nën argumentimin se çështjet janë në të njëjtën fazë dhe pothuajse janë të njejtet te pandehur.