Shehi: Na del një ministre angleze na ofendon çunat e Londrës! Nuk e lejojmë, ne jemi nipat e Skëndërbeut

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se reagimi për deklaratat e ministrit britanik Robert Jenric, sipas së cilit emigrantët shqiptarë po kthehen në kriminelë të rrezikshëm dhe arsyen e problemeve të Britanisë së Madhe, vijnë për arsye elektorale.
“Na del një ministre angleze na ofendon çunat e Londrës?! Po nuk lejojmë ne, ne jemi nipat e Skëndërbeut e kupton? Dhe prandaj them. Kështu që duhet të kthehemi seriozisht aty ku është rrënja e së keqes, në shoqërinë shqiptare.
Sigurisht që anglezët nuk janë engjëj, ata bëjnë politikën e shtetit të vet. Një e treta e Anglisë është me të huaj, ne po shkojmë po akuzojmë vendin më liberal në Europë që e ka kryeministrin me origjinë indiane, gjysma e qeverisë është me ngjyrë në Angli, është shembulli i demokracisë,” – u shpreh Shehi.