Parlamenti Evropian presion Serbisë: Vendosi sanksione Rusisë nëse dëshiron anëtarësim në BE

Parlamenti Evropian, të mërkurën pritet ta miratojë Raportim për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, të paraqitur nga David McAllister, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Siç pritej, në këtë dokument përmendet fakti se vendosja e sanksioneve kundër Rusisë është një ndër kushtet themelore për përparim drejtë Bashkimit Evropian.
Eurodeputetët sipas gazetës serbe, Nova.rs, do të votojnë për raportin e David McAllister, në të cilin ai shpreh keqardhjen për mos-koordinimin e Serbisë me Politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në lidhje me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.
“Parlamenti Evropian thekson rëndësinë e harmonizimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, veçanërisht politikën e sanksioneve ndaj vendeve të treta”.
Ashtu si dokumentet e mëparshme të miratuara nga Parlamenti Evropian, edhe në këtë dokument thuhet qartazi se nëse Serbia dëshiron të hapë kapituj të rinj të negociatave me BE-në, përveç vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, duhet të bëjë reforma në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit.
“PE përsërit qëndrimin e tij se kapitujt e mëtejshëm të negociatave duhet të hapen vetëm kur Serbia të forcojë angazhimin e saj për reformat në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe të tregojë përputhje të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë; rikujton se Serbia, si vend që përpiqet për integrim evropian, duhet t’u përmbahet vlerave dhe të drejtave të përbashkëta të BE-së”, thuhet në raport.