Të akuzuar për krime lufte, në mars nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK

Më 1 mars pritet të nisë gjykimi në Gjykatën Speciale për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith u pyet nëse kishte ndonjë pengesë që gjyqi të niste në mars. Të gjithë të pranishmit ishin dakord.
“Ne jemi gati që ky gjykim të fillojë në mars dhe jemi gati të fillojë më 1 mars. E di që Mbrojtja propozon një datë në fund të marsit në seancën e fundit. Të jemi të qartë, nuk e kundërshtojmë ne, por duam që gjyqi së paku të fillojë këtë muaj dhe pastaj të kemi prezantimin e provave”, tha Mattheë Hoëling, prokuror nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.