Ky është gjeometri që i “dha borxh” identitetin e tij bosit mafioz Matteo Messina Denaro

Kjo është fytyra ( në foton në të djathtë) e Andrea Bonafede-s së vërtetë, gjeometrit i cili i “dha borxh” identitetin e tij Matteo Messina Denaro-s.

Sipas raportimeve, ai ra në kontakt për herë të parë me bosin e mafias një vit më parë. Pra, janarin e vitit të shkuar, sipas asaj që Bonafede u tha vetë hetuesve kur u pyet se kur u takuan për herë të parë.

Në këtë takim, sipas mediave italiane gjeometri ndau vetëm detaje të pakëta me Messina Denaro-n në Campobello di Mazara.

Po ashtu Bonafede ka treguar se bosi i Mafias siçiliane i kërkoi që të blinte një shtëpi në rrugicën San Vito ku ai jetoi më pas deri në ditën kur u arrestua. Blerja e shtëpisë u mbyll në qershor të vitit 2022.

Kjo do të thotë se Messina Denaro ka qenë duke lëvizur në zonën Campobello di Mazara për të paktën një vit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT