Me urdhër të SPAK specialet i bastisin shtëpinë? Reagon deputeti Rrahman Rraja: Me nipin s’kam komunikuar

Me urdhër të SPAK-ut, RENEA, FNSH dhe policia lokale zhvilluan një operacion blic në orët e para të ditës së sotme në Nikël të Krujës, por banesa të tjera.

Në media u aludua se policia bastisi edhe vilën e deputetit socialist në Nikel, Rrahman Rraja. I kontaktuar nga “5pyetjet.al” deputeti e mohoi. “Nuk kanë qenë te shtëpia ime që është kontrolluar” tha ai.

Urdhri për shoqërimi e Ramazan Rajës nga Prokuroria e Posaçme lidhet me atentatin që është bërë katër vite më parë ndaj prokurorit Arian Ndoja, në 1 nëntor 2019.

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor, për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT