Kremlini i kërkon Ukrainës të pranojë kërkesat për t’i dhënë fund luftës

Kremlini ka thënë se sa më shpejt Ukraina të pranojë kërkesat e Rusisë, përkatësisht pretendimet e Moskës për territorin ukrainas në lindje dhe jug të vendit, aq më shpejt mund të përfundojë lufta.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj “në një mënyrë ose në një tjetër”. Ndër të tjera shtoi se Kievi do të ishte më mirë të pranonte pozicionin e Rusisë dhe të vendosej në tryezën e bisedimeve.

Ukraina është zotuar të luftojë derisa Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj nga vendi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT