Kontrolle në banesën e Rrajës dhe urdhër-arrest për Meçen/ Cila është pikënisja e të gjithë konflikteve

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme ndonëse zyrtarisht ky institucion nuk ka folur ende thonë se janë firmosur pesë urdhër arreste të gjithë për persona me rekorde dhe të përfshirë në krimin e organizuar.
I pari prej tyre i arrestuar është Akil Nerjaku të cili i është zhvilluar edhe kontroll në banesën e tij dhe në disa banesa ku mendohej se qëndronte gjithashtu janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Prokuroria e Posaçme deri tani ka vendosur të mos reagojë me këtë aksion që është zhvilluar paralelisht në fshatin Nikël të Krujës aty ku është kontrolluar banesa e Ramazan Rrajës, nipit të deputeti socialist Rrahman Rraja”, raportoi gazetarja, ndërsa shtoi: “Tri ditë më parë në policinë e Krujës ka mbërritur një urdhër shoqërimi i detyrueshëm të firmosur nga SPAK për Ramazan Rrajën. Fillimisht policia e Krujës ka shkuar në banesën e nipit të deputetit socialist, por nuk e ka gjetur.