Basha: “Stop” i Klanit dhe “Fiks Fare” i Topit, vegla qorre (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të enjten deklaroi se dy emisionet investigative “Stop” dhe “Fiks Fare” në dy televizione kombëtare po dezinformojnë opinionin publik në lidhje me protestën e 21 qershorit.
Në një lidhje telefonike me emisionin “Opinion”, Basha tha se këto emisione janë “vegla qorre” që paguhen me paratë që i vidhen qytetarëve.
Në vijim, Basha shtoi se protesta e së premtes do të jetë paqësore dhe se ai do të merrte pjesë me familjen, ashtu si ftonte gjithë qytetarët të bënin.