12 vjet nga tragjedia e 21 Janarit, flet Berisha: Protestuesit qëlluan me armë drejt Kryeministrisë, asnjë vrasje nga Policia!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për tragjedinë e 21 Janarit 2011, ku mbetën të vdekur katër protestues të thirrur në miting në Tiranë nga Partia Socialiste. I pyetur një ditë para saj, Berisha i qëndron vendimit të bërë publik atë ditë, pas protestës, kur e quajti “puç të armatosur”.

Edhe këtë të premte, më 20 janar 2023, Sali Brisha është shprehur në konferencën e përjavshme me gazetarët se militantët socialistë u sollën qëllimisht atë ditë në Tiranë, të rrëzonin qeverinë e tij dhe të armatosur qëlluan me plumba të vërtetë drejt dritareve, ku Berisha tha se ishte duke punuar.

“U sollën qëllimisht nga Edi Rama për të rrëzuar Sali Berishën, për të pushtuar Kryeministrinë, u përdorën të gjitha mjetet e dhunës, përfshirë armët e zjarrit dhe plumbat në zyrën e kryeministrit, që ai po punonte aty.

Është bërë një hetim i plotë, kam qenë unë që kam kërkuar hetim ndërkombëtar për problemin, por kishte problematika ajo, jo nga unë. Është bërë një hetim, asnjë vrasje dhe plagosje nuk është bërë nga Policia. Ato janë bërë nga gardistët, në zbatim të ligjit të tyre”, tha Berisha.

Deklarata e plotë e ish-kryeministrit, sot, për tragjedinë e 21 Janarit:

21 janari është akt antikushtetues i Edi Ramës dhe grupit të tij. Ka një deklaratë të Kryesisë së radhës së OSBE të asaj kohe, në të cilën shpreh qartë intencionet për pushtet të atij puçi. 21 Janari ka një zhvillim dramatik ku mbetën të vrarë tre dhe më pas një i katërt.

U sollën qëllimisht nga Edi Rama për të rrëzuar Sali Berishën, për të pushtuar Kryeministrinë, u përdorën të gjitha mjetet e dhunës, përfshirë armët e zjarrit dhe plumbat në zyrën e kryeministrit, që ai po punonte aty.

Është bërë një hetim i plotë, kam qenë unë që kam kërkuar hetim ndërkombëtar për problemin, por kishte problematika ajo, jo nga unë. Është bërë një hetim, asnjë vrasje dhe plagosje nuk është bërë nga Policia. Ato janë bërë nga gardistët, në zbatim të ligjit të tyre.

Ligji i Gardës ka ligjet e veta, nuk funksionon me urdhër, funksionon me ligj. Përsa i përket ministrit të Brendshëm (Lulzim Basha), Policia e Shtetit nga ajo ngjarje ka dalë e lavdëruar nga ndërkombëtarët. Nuk mund të them se ka pasur rol konkret, në dijeninë time, në zhvillimet e asaj dite.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT