Çfarë po ndodh? Vendosen sisteme anti-raketore në tarracat e ndërtesave qeveritare të Moskës

Të paktën dy ndërtesa qeveritare në Moskë janë paisur me sistem anti-raketor “Pantsir”.
Në rrjetet sociale janë përhapur video dhe fotografi ku duken ekipet ushtarake teksa instalojnë sistemet anti-raketore në çatitë e ndërtesave qeveritare, si edhe në katin e tetë të ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes që ndodhet përgjatë lumit Moskva.
Në një tjetër video, dallohet sitemi anti-raketor që instalohet me vinç në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit, që ndodhet rreth 2 kilometra në jug-lindje të Kremlinit.
Arsyeja e vendosjes së sistemeve anti-raketore në zemër të Rusisë mbetet e paqartë. Megjithatë shumë kanë spekuluar se kjo lëvizje mund të ketë ardhur për shkak të frikës së ndonjë kundërpërgjigjeje nga Ukraina, pas fushatës së fundit të sulmeve agresive me raketa që vranë dhjetra civilë.
Këto sisteme raketore me rreze të mesme dhe të shkurtër përdoren për mbrojtje nga helikopterët, avionët dhe raketat. Ideja e vendosjes së sistemeve mbrojtëse pranë objektivave të rëndësishme nuk është e re, si dhe përdoret edhe nga shtete të tjera.
There are a few photos and videos popping up showing a Pantsir anti-aircraft system on some Moscow buildings. This one is on top of the Ministry of Defense headquarters on the Frunze Naberezhnaya (not to be confused with the older Znamenka 19 MoD HQ).https://t.co/8dxFdhvr4H pic.twitter.com/MPtzMO2s5N
— Aric Toler (@AricToler) January 19, 2023