Më 21 janar me urdhër të tij u vranë 4 protestues/ Berisha nga Laçi: PD, parti e të drejtave dhe lirive të qytetarit

Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë sot i pranishëm në Laç në 32-vjetorin e krijimit të PD në këtë qytet.

Në fjalën e tij kryedemokrati u shpreh se PD është partia e lirisë dhe të drejtave të qytetarëve.

“Jam i emocionuar sepse Kurbini ka qenë e mbeti gjithnjë një bastion i lirisë për qytetarët e vet dhe për Shqipërinë. Një emër të dytë po të kishte do të quhej “bastion i lirisë”. Ne demokratët e kremtojmë ditën e themelimit të partisë ndaj ju uroj gëzuar këtë ditë.

Kmei arsye themelore për të kremtuar këtë ditë. për ne që lindëm para dhjetorit ’90, dita e themelimit të PD është ditëlindja jonë e dytë, ditëlindja jonë në liri.

Me PD lindi pluralizmi, liritë e të drejtat e individit.

Do kremtojmë këtë ditë për sa kohë të nderojmë lirinë e dinjitetin tonë.
Pas themelimit u dëshmuam një forcë politike e traditës së shqiptarëve, e interesit kombëtar, e besimeve të pathyeshme.

Këtë rrugë e nisëm si njerëzit e tretë më të varfër të planetit, rrogat e shqiptarëve ishin 4-6 dollarë dhe rroga ime si President ishte gjithsej 16 dollarë. E tillë ishte skamja e mjerimi ku diktatura kishte zhytur vendin.

32 vite më parë ne nuk kishim asnjë mbështetje nga jashtë, eksperiencë në rrugën e lirisë, kishim aspirata e ideale”, tha Berisha.

Deklaratat e ish kryeministrit vijne pikerisht ne diten, kur 12 vite me pare me 21 janar, vrau ne mes te bulevardit perballe kryeministrise 4 demonstrues te opozites se atehershme qe po kerkonin me shume liri vote, pune dhe mireqenie./java news

Back to top button
LAJMET E FUNDIT