Bujar Kapexhiu: Më 30 qershor do pengoj votimet, le të më dënojnë

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, regjisori, aktori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu, u shprehse jo vetëm që do shkonte në qendrën e votimit, por do pengonte të tjerët të votonin më 30 qershor.
Për Kapexhiun, kjo do jetë një mënyrë shumë e mirë për t’u dënuar me 10 vjet për të mos dalë jashtë Shqipërisë.
“Më 30 qershor unë do të shkoj në qendrën e votimit. Por do shkoj t’u tregoj të tjerëve që të mos votojnë.
Do ti pengoj ata në mënyrë që të dënohem 10 vjet që të mos shkoj jashtë shtetit.
Kam vendosur të mos shkoj më jashtë shtetit.
As më bën përshtypje fare. Jam kaq mirë këtu në Shqipëri.
Le që nuk më lë gazeta të dal jashtë shtetit sepse më do çdo ditë një karikaturë”, tha ai me ironi.