Gazetari zbulon dokumentin e Prokurorisë: Çfarë u pa te kangjellat e Kryeministrisë

Gazetari Fredinand Dervishi zbuloi në emisionin Review në Euronews Albania një dokument të Prokurorisë që tregonte se nga ana e gardës është qëlluar në drejtim të protestuesve.
Dervishi tha se sipas prokurorisë, në gardhin rrethues të kryeministrisë janë gjetur 13 predha te gardhi dhe 13 te porta shenja të plumbave në nivelin e trupit të protestuesve.
“Kemi 26 predha në drejtim të protestuesve për të vrarë. Këto 26 duhet t’i shumëzosh me 4 duke pasur parasysh kangjellat, dhe i bie që garda ka qëlluar me të pakën 100 plumba në drejtim të protestuesve.
këtë e vërteton fakti që janë 13 të plagosur më armë zjarri dhe 4 të vrarë. Nuk i falet Agim Llupos dhe komandantit të gardës Ndrea Prendi që predhat e tyre të gjenden në kafkat e njerëzve”, tha Dervishi.