Balla: Berisha mburret me vrasjet e 21 janarit, SPAK të zgjidhë çështjen

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga drejtësia të zgjidhë çështjen e 21 janarit.

Balla shprehet se Berisha mburret me vrasjet e asaj dite dhe SPAK duhet të tërheqë menjëherë dosjen nga prokuroria e Tiranës.

“21 janari si protestë u thirr për korrupsionin galopant, zgjedhjen e votës, të Shqipërisë nga Sali Berisha. Brenda secilit aso kohe gjendej edhe Ilir Meta. E kemi thënë kuptimin e qartë që kemi bërë aleancë në 2013 me Ilir Metën për të rrëzuar Sali Berishën dhe ia kemi dalë.

Presim që Berisha të hetohet. Sot jeni dëshmitarë se si prokuroria dënon edhe për një arkë me peshk. A ka shpërdorim detyre në këtë vrasje shtetërore dhe mjafton ky nen për të thënë që zotëria në fjalë rreh gjoksin në çdo studio apo komunikim publik e thotë, po e kam bërë unë.

Shpesh përmend rastin e Rumanisë për protestat e vitit 1990 kur presidenti i Rumanisë është marrë i pandehur plot 31 vite më pas. S’duam që drejtësia të ndikohet, por të bëjë drejtësi për 21 janarin. Ndaj apeli ynë pse PS po intensifikon kërkesat për hetime.

Për provat e reja, ne s’jemi institucion i prokurorisë. Regjistrimi për ne përfaqëson një provë. Mendoj që është një provë autentike. Mendoj që nëse hetohet dosja e Aleks Nikës do të ketë dhe plot prova të tjera e do të kemi dokument të plotë kallëzimi shoqëruar me elementët e provës për të çuar para hetimin e dosjes penale”, tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT