“A po kthehet Shqipëria në një burg gjigant?”

Çdo individ që cenon ose pengon procesin zgjedhor t’i ndalohet të dalë jashtë vendit për 5-10 vjet. Kështu u shpreh këtë të premte Ervin Bushati, Sekretari i Grupit Parlamentar të PS-së, në një intervistë në TCH.
Kjo masë ndëshkimore vjen pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale më 30 qershor, të anuluara me dekret nga Presidenti i Republikës, një dekret që KQZ nuk e njeh dhe që ka vijuar me përgatitjen e procesit zgjedhor.
Lidhur me amendamentin e propozuar nga ai për ndryshime në Kodon Penal, Bushati u shpreh se kjo është një masë që në shumë vende përdoret për çështje të ndryshme.
“Një qytetar apo një grup i organizuar mendon që mund të pengojë procesin është gabim dhe për këtë ka pasoja”, u shpreh Bushati.
I pyetur se: A duket sikur po krijohet një klimë represive, masa ndëshkuese, rritje e ashpërsimit ligjor, ku fjala burg po përmendet më shumë? A mos rrëshqasim ngadalë nga demokraci në një regjim?
“Ne si forcë politike i kemi të gjitha votat, aq më tepër që disa forca politike jo parlamentare po përpiqen të pengojnë procese jo vetëm integruese dhe të zhvillimit social, por po mbajnë peng ekonominë dhe jetën sociale të Shqipërisë dhe fjala kyç këtu është dhuna. Asgjë nuk e justifikon dhunën. Këtë e kanë thënë të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë”