“Dua të bashkohem me PL se s’kam ndërmend të iki nga Shqipëria”, Meta poston foto me studentin: Ndryshimi është afër!

Kreu e Partisë së Lirisë , Ilir Meta ka postuar një foto me një student.
Meta teksa shpërndan foton shkruan se studenti i quajtur Ledi, i ka kërkuar që ti bashkohet Partisë së Lirisë pasi nuk ka ndërmend që të largohet nga Shhqipëria.
“I lumtur të takoj Ledin sot! “Dua të bashkohem me Partinë e Lirisë se s’kam ndërmend të largohem nga Shqipëria”.
Me studentë të tillë Ndryshimi është shumë afër! Partia e Lirisë – Partia e Rinisë! ✌️🇦🇱” shkruan Meta në postimin e tij.