Vucic: Të gjitha i kemi super, vetëm Kosovën e kemi problem

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë sot se është lajm i jashtëzakonshëm që Serbia është hequr nga lista e vendeve me “mangësi sistemore” në luftë kundër terrorizmit dhe larjes së parasë së Trupit ndërshtetëror për luftë kundër larjes së parasë (FATF), transmeton Gazeta Metro.
Duke folur para gazetarëve në Minsk, ai ka thënë se është i lumtur edhe pse Serbia ka emetuar në tregun financiar ndërkombëtar obligacione në euro me maturitet prej 10 vitesh me një normë kuponi prej 1,5 për qind, përkatësht të fitimit prej 1,6 për qind.
Ai ka thënë se Serbia më nuk ka kurrëfare ngarkesash sa i përket ekonomisë, por “për shkak të Kosovës nuk mund të gëzohet”, përndryshe, sipas tij, kamatat do të ishin edhe më të mëdha
Vucic ka thënë se Serbia është në situatën më të mirë ekonomike në histori dhe se deri në fund të vitit pagat mesatare do të jenë mbi 500 euro.
“Të gjitha i kemi super, vetëm Kosovën e kemi problem”, ka thënë ai pas takimit me kryetarin e Bellorusisë Alensandar Lukasenko, transmeton “Danas”.