“21 janari”/ Mustafa Nano: Berisha është budalla, e pranon që vrasësi është ai

Gazetari i njohur Mustafa Nano thotë se ish-kryeministri Sali Berisha, ndoshta padashur e ka pranuar që ai është vrasësi i katër protestuesve paqësorë në 21 Janar.

Nano nuk ngurron ta quajë “budalla” Berishën, teksa ish-kryeministri sot i quajti protestuesit si “mish për top”.

Me fjalë të tjera, kjo sipas analistit do të thotë se Berisha është shprehur me fjalë të tjera: “Dihet që unë do t’i vrisja, prandaj fajtor nuk jam unë; është ai që ‘mishin’ ma solli te ‘topi’ im”.

Komenti i Mustafa Nanos:

Berisha nuk është thjesht një vrasës. Ai është edhe budallá. E pranon që vrasësi është ai. “Protestuesit në 21 janar u përdorën si mish për top”, ia bëri sot.

Me fjalë të tjera po na thotë: “Dihet që unë do t’i vrisja, prandaj fajtor nuk jam unë; është ai që ‘mishin’ ma solli te ‘topi’ im”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT