Statistikat ALARMANTE/ Çdo dy ditë një shqiptar vdes në aksident rrugor

INSTAT ngre alarmin në lidhje me aksidentet rrugore. Sipas të dhënave të fundit rezulton se cdo dy ditë një shqiptar vdes në aksident rrugor.
Burimet e INSTAT thonë se gjatë periudhës janar-maj të këtij viti u shënuan 583 aksidente rrugore, me pasojë vdekjen e 76 personave dhe plagosjen e 697 personave.
Drejtuesit e mjeteve janë shkaktarë të aksidentit në 87% të rasteve
Eksperienca e viteve të kaluara ka treguar se numri i aksidenteve pëson rritje gjatë muajve të verës për shkak të shtimit të mjeteve në qarkullim, nga ardhja e emigrantëve, por edhe turistëve të huaj. /