21 Janari, xhaxhai i Aleks Nikës: Dëgjova përgjimin, u tha “qëlloni në mish”

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 tha në një intervistë për Euronews Albania se ka dëgjuar audion e komunikimi të gardës gjatë protestës.

Nika u shpreh se në audion e siguruar nga gazetari Artan Hoxha dëgjohet komandanti i gardës që jep urdhër të qëllohet mbi protestuesit, të qëllohet në mish.

“Aty jepet urdhër nga komandanti i gardës që të qëllohet mbi protestuesit në një kohë që protesta ishte duke mbaruar.

Kjo provë është pronë e jona dhe nuk ka lidhje me mediat, do e dorëzojmë vetëm në SPAK se nuk kemi besim te Prokuroria.

Jepet urdhër me zë nga komandanti i gardës: qëlloni mbi demonstruesit, qëlloni në mish. Komandanti i gardës duhet të shpjegojë kush e urdhëroi, janë veprime që i përkasin prokurorisë”, tha Nika.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT