Fillove dhe ti si Berisha? Soko debat me Felaj: Nuk më duhet fare çfarë ndodh në Amerikë

Në lidhje me këtë diskutim të ftuarit në studio deputetja e PS-së Ermonela Felaj dhe ekspertit të ekonomisë Pano Soko, debatuan në lidhje me akuzat e hedhura.

Soko u shpreh se aktakuza e ndërtuar nga prokurorët amerikanë dhe se Gjykata do ta vendosi nëse do të vërtetohet. Pas kësaj deklarate reagoi deputetja e PS-së e cila u shpreh se Gjykata e ka vendosur në të vërtetë se zyrtari nuk ka lidhje me akuzat e hedhura.

Pano Soko: Nëse ka një gjë të mirë është që ai moduli i fotove. Unë besoj shumë se ajo aktakuza e ndërtuar nga prokurorët amerikanë është e kopsitur. A do të vërtetohet do ta vendosi gjykata.

Ermonela Felaj: Gjykata në fakt e ka vendosur që ky zyrtari nuk ka raportuar udhëtimet e veta në departamentin ku punonte, qartësisht nuk ka lidhje.

Pano Soko: Nuk është bërë një gjyqi.

Ermonela Felaj: Në fakt është bërë një gjykim, patjetër që është bërë një gjykim. Pesha dhe rëndësia e e faktit ka rënë aq shumë që nga monmetni që u fol për burg.

Pano Soko: Nuk më duhet fare çfarë ndodh në Amerikë. Nuk e shpëtojmë dot Ramën.

Ermonela Felaj: Na sillni fakte dhe jo komente.

Pano Soko: Filluat edhe ju si Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT