VIDEO/ Armand Duka përplaset me moderatorin e emisionit për Kombëtaren: Ne do shkojmë në Gjermani, mos flisni për dështim

Armand Duka ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” ku ka treguar gjithçka sa i përket ecurisë së futbollit shqiptar.

Një pjesë të rëndësishme të emisionit e ka marrë edhe Kombëtarja. Moderatori i emisionit, Altin Sulçe, e ka pyetur presidentin e FSHF nëse do të konsiderohet si dështim vendi i tretë në kualifikuese.

Nga krahu tjetër, Armand Duka e ka bërë të qartë se i gjithë ambienti duhet të jetë në mbështetje të kuqezinjëve për t’i mbështetur, duke kërkuar që të evitohet sa më tepër fjala “dështim” në këtë aventurë të re.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT