Deputeti i PS për skandalin e ish-zyrtarit të FBI: Ja e vërteta për ju që nuk e dini

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi tregoi se si qëndron sipas tij, e vërteta e skandalit të ish-zyrtarit të FBI-së.

“Mc Gonigal ka qenë institucionalisht drejtues i një prej seksioneve më të rëndësishme të FBI-së dhe besoj është në nderin e çdo zyrtari të Republikës së Shqipërisë për të takuar nivele të tilla institucionale që i takojnë shtetit amerikan,” – u shpreh Koçi në “Now me Erla Mëhillin”.

Sipas tij nuk është Rama ai që e ka emëruar dhe mbi të gjitha në kohën që janë bërë takimet Mc Gonigal ka qenë një person pa pikëpyetje.

Koçi tha se nëse do të kishte persona të tjerë të përfshirë drejtësia amerikane do të nxitonte për të ngarkuar penalisht këdo që do të duhej të mbante përgjegjësi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT