“Puna e SPAK nis kur të hetojë ish-kryeministra”, Ngjela: Nëse Rama del i implikuar në çështjen e McGonigal, amerikanët do…

Avokati Spartak Ngjela ka folur sot për çështjen e ish-zyrtarit të FBI Mc Gonigal, duke u shprehur se në Shqipëri është kthyer në një novelë.
Ai tha se opozita ka nxituar me qëndrimet e saj përsa i përkët kësaj çështjeje. Më tej Ngjela theksoi në një intervistë në “News24”, se nëse kryeministri Edi Rama del i implikuar në këtë çështje, amerikanët sipas tij mund ta ekstradojnë atë.
“Procedura është që verifikon, pasi bëhet denoncimi, bëhet verifikimi i denoncimit në lidhje me provat.Meqë problem është me Ramën, ai thotë po e verifikojnë. Çështja penale kryesore ka filluar në Uashington. Ju si mendoi nëse del i implikuar Rama ata nuk do ta ekstradojnë? 100 % që po. Përderisa ka një proces penal pse mguten këta?
Hetimi nuk nis këtu sepse do prova. Ku i gjeti provat FBI për shefin e Shqipërisë? Këta nxitohen kot. Instituti i akuzës ka të drejtë të kërkojë provat. FBI-ja është polici sekrete. Tani drejtuesi i FBI-së takon këtë të dojë”, tha Ngjela, duke shtuar: “SPAK do të fillojë të punojë atëherë kur të marrë, ish-kryeministri apo ish-ministra në padi penale”, u shpreh Ngjela.