Berisha: Rama është një kalbësirë! O sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion

“Data 11 shkurt ora 12:00 do të jetë fillimi i revolucionit më të fuqishëm që Shqipëria ka njohur në historinë e vet.” Kështu tha Berisha pas mbledhjes së grupit të tij teksa theksoi se revolucioni do të jetë paqësor deri në rrëzimin e sistemit që po vjedh shqiptarët.

“Data 11 ora 12:00 dita e revoltës, e protestës, e fillimit të revolucionit më të fuqishëm që Shqipëria ka njohur në historinë e vet. Revolucion paqësore me të cilin shqiptarët do të përmbysin regjimin e Edi Ramës”, tha Berisha.

“Pra, rrethanat janë të tilla, o sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion demokratik, me një lëvizje të qëndrueshme gjer në largimin e këtij regjimi nga pushteti.

Edi Rama është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë turp për shqiptarët. Është një kalbësirë që kundërmon çdo ditë vjedhje për shqiptarët.

Është një kalbësirë që përpiqet të bëjë gjithçka për të asgjësuar opozitën e vërtetë dhe pluralizmin në Shqipëri”, shtoi Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT