“Deputetë budallenj e sharlatanë”, Bushati-Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Analisti Andi Bushati u përplas me deputetin e PD, Gazment Bardhi lidhur me qëndrimin e deputetëve të PD që mbështesin Enkelejd Alibeaj. Bushati i cilësoi këta deputetë si njerëz pa sens protagonzimi dhe identitet politik.

“Ka një grup që mbështet Alibeajn, që janë qenie amorfe dhe nuk dinë të thonë se pse e kanë marrë këtë vendim, pse votojnë vetingun dhe kjo është rezultat i diçkaje që ka ndodhur në PD duke futur njerëz anonimë pa sens politik por edhe një sëmundje që po përhapet.

Ka humbur sensi i protagonizmit dhe identiteti politike, grupi ku është rreshtuar Bardhi ka shumë të tillë”, tha Bushati në emisionin Now në Euronews Albania.

Kjo deklaratë është kundërshtar nga Bardhi, që i ka cilësuar deputetët e PD të rreshtuar në të njëjtin grup me të si njerëzit me më shumë integritet politik.

“Qëndrimin tonë me debatin brenda PD e kemi dhënë prej 1 viti, sa kohë nuk ka asnjë ndryshim ne kemi zgjedhur formën tonë për të mos ushqyer vijimin e luftës së brendshme në PD. Kemi gjykuar se është më mirë të bëjmë betejën tonë në parlament.

Kolegët në një grupim me mua janë njerëzit më me integritet politik, ndryshe do ishin pozicionuar siç kanë bërë disa që i thoshin Berishës vrarës e më pas shkuan pas tij”, tha Bardhi.

Sipas Bushati, këta deputetë që kanë ardhur në Kuvend në sajë të një elektorati që i ka votuar, nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë individualisht asnjë nga votat e tyre lidhur me vendit që kanë marrë.

“Nuk mund të fshihen si debila dhe të mos shpjegojnë votën e tyre individualisht, marr këtë vendim se mendoj kështu.

Kur institucionet e partisë shpallin një vendim, çdo deputet, që ka një elektorat të vetin, por mos të jenë si këta zarat e Ramës, do thotë një fjalë të tij për këtë, të mos fshihet pas fustanit të Alibeajt”, tha Bushati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT