“Nuk na lënë të huajt të bëjmë trazira”, Harxhi: Rama nuk largohet vetëm më votë. Këtu ngritja e fundit ka qenë më 21 janar

Anëtarja e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike të Sali Berishës, duke folur me Adi Krastën, u shpreh se Rama nuk largohet vetëm më votë fatkeqësisht.

Ajo tha se ndërkombëtarët këtu kërkojnë stabilitet dhe heshtin për korrupsionin.

Sipas saj, këtu revolta e fundit ka qenë më 21 janar, kur në pushtet ishte Berisha, që atëhere vrau katër protestues.

“Nuk është diksutimi i parë, ky diskutim ka filluar shumë herët, që në muajin korrik, menjëherë pas protestës të 7 korrikut. Më pas ne kemi diskutuar si kryesi për të vijuar protestat dhe sidomos për të vënë ‘pikat mbi i’ në atë që ‘vota është ajo që përfaqëson gjithçka’, por kjo qeveri fatkeqësisht nuk largohet edhe me votë.

Është një qeveri e cila në demokraci normalisht duhet të gjesh forma të ndryshme që t’i shërbejnë qëllimit final, që është rikthimi i demokracisë në fund fare.

Bashkësia ndërkombëtare ka vijuar që të tolerojë një qeveri si kjo e Shqipërisë, një autokraci siç është kthyer kjo e Edi Ramës, për faktin se Shqipëria është vend që nuk është destabilizuar dhe nuk destabilizohet kollaj.

Pse? Sepse nuk ka probleme etnike dhe nuk ka as probleme kufinjsh. Është ruajtuar Shqipëria në një qelq duke pasur parasysh se ky duhet të jetë vendi që nuk duhet të destabilizohet në asnjë moment.

Ka funksionuar stabilokracia dhe kjo stabilokraci po deformon edhe atë sistem sigurie që i është vendos pas luftës së Kosovës, sepse ai është një rreth vicioz që nëse i vendos më shumë peshë sigurisë në rajon, vjen një moment që do mbyllësh sytë para disa reformave shumë të rëndësishme që i bëjnë këto demokracitë tona të brishta.

Duke qenë një imazh i tillë për Shqipërinë, gjithmonë janë munduar të konsiderojnë faktin që këtu nuk ka ngritje, d.m.th ngritja e fundit e këtij populli ishte e 21 janarit”, u shpreh Harxhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT