“Amerikanët nuk do e falin lehtë”, gazetari flet për çështjen “McGonigal”: Rama ndodhet sot në momentin më të vështirë

Gazetari Mentor Kikia thotë se amerikanët nuk do ja falin lehtë Shqipërisë çështjen e arrestimit të ish-drejtorit të FBI, përfshirjen e dy shtetasve shqiptarë dhe takimet e Charles McGonigal me kryeministrin Edi Rama.

“Jam shumë skeptik, mendoj se histori të tilla zor se dalin në krye në aspektin juridik. Rama ndodhet sot në momentin më të vështirë, pasi ai e di shumë mirë se çka bërë, si dhe amerikanët. Ndaj po zgjedh të rrijë në heshtje duke bërë sikur nuk ka ekzistuar.

Nuk mendoj se amerikanët do e falin lehtë këtë ngjarje. Nga ana tjetër mënoj se nuk është ky momenti që mund ta përplasin Ramën, se nëse po, i bie të ngrejë flamurin e bardhë ndaj Berishës. Mendoj se do mbështetet Rama edhe pse me dhembët e shtrënguar”, u shpreh ai në “Open”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT